Sport

Lojtarët afrikanë, më të rrezikuarit nga sulmet në zemër

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 15 June 2017

Kishte shumë njerëz që kërkonin një mënyrë për të transferuar Cheick Tioten në Kinë katër muaj më parë, ndonëse ai kishte humbur vendin në përbërjen bazë të Newcastle Unitedit në Angli.

Agjenti Christopher Atkins, i njohur për lidhjet e tij me klubet kineze, thotë se Tiote iu “ofrua” atij, ndonëse nëpërmjet një ndërmjetësi pa lidhje legjitime, që shikonte paratë në “minierën e arit” të futbollit kinez.

“Njerëzit po ofrojnë lojtarë për Kinë, ndonëse ata nuk janë lojtarë të tyre. Zbulon se ka katër apo pesë njerëz mes teje dhe lojtarit”, thotë Atkins. Atkins, pjesë e agjencisë RWMG Sports Asia, nuk i është përgjigjur e-mailit që tregonte për shkathtësitë e Tiotes.

-Advertisement-

Lojtari kërkonte të largohej nga Newcastle që nga gushti i vitit të kaluar, ndonëse paga e tij 50 mijë funte në javë që merrte te Newcastle ishte një pengesë. Ekipet që interesoheshin për të e kërkonin pa dëmshpërblim për shkak të pagës së madhe që kishte ai, por Newcastle kërkonte dëmshpërblim për të liruar reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera