Lluka: Vitin tjetër për energji të ripërtërishme do të investohen 80 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
15:13 | 27 March 2019
Instituti për Politika Zhvillimore ka mbajtur takimin diskutues me temë “Tranzicioni i energjisë në Kosovë: rruga përpara-dialogu në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile mbi tranzicionin drejt një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e energjisë”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se Kosova edhe pse ka ecë përpara me energjinë e ripërtërishme, por prapë ka probleme dhe sfida që duhet punuar në to.
Sipas tij, sfidë mbetet ende balancimi i çmimit për qytetarët, ruajtja e ambientit etj.
“Sfidat vazhdojnë të na ndjekin nga paslufta, por ende kemi problem me sektor energjetik duhet balancuar çmimin e përballueshëm për qytetarë dhe biznese, duhet mbrohet ambienti pra duhet të kemi parasysh ambientin me shfrytëzuar në mënyrë efikase dhe të ngriten investime private mu krijuar vende të reja të punës”.
“Politikat e zhvillimit ekomomik i kemi të fokusuar ne sektorin energjetik ku parasheh 3 miliardë euro në 3 vitet e ardhshme”, tha ai.
Lluka tha se fokusi i Kosovës është në energjinë e ripërtërishme dhe për këtë çështje kanë edhe mbështetjen e BE-së.
“Kosova ka ecë sa i përket energjisë të ripërtërishme ka shumë për të bërë kemi zotim nga BE-ja ku 25% të energjisë konsumi duhet ta kemi kah energjisë të ripërtërishme e kemi arritur, por në këtë target afati i arritjes 25% është në 2020 dhe gjithë konsumi të palët futet në pjesën e energjisë të ripërtërishme”.
“50 megabajt me energji të ripërtërishme janë futur ne funksion, këtë vit presim një numër me qenë funksional me i jap licenca”.
“Furnizimi me gaz do të ndihmonte projektet që në vazhdimësi i kam përkrahur që janë ngrohtoret e qyteteve që ne do balanconim kërkesën për energji gjatë sezonit të verës dhe dimrit që do ishte sukses për vitet e ardhshme”.
“Kosova është vendimi parë në Ballkan që ka themeluar fondin për efiçientë të energjisë, kemi bord funksional, ky fond ka zotim financiar nga BE për 10 milionë euro, 5 milionë nga Banka Botërore dhe 1 milionë nga Kosova”.
“80 milionë euro do futen në efiçiencë të energjisë në vitet e ardhshme, secili objekt që bëhet efiçentë do të thotë krijim i vendeve të punës, dhe secili objekt ka kushte me të mira për jetesë”.
Sonja Risteka, zyrtare e projektit për EJL nga Agora Energjisë ende tha se numri i termocentraleve duhet të zvogëlohen dhe të zëvendësohen, por jo me termocentrale të reja por të ketë energji të ripërtërishme dhe të arrihet energjia përmes erës dhe solare.
“Vendet e rajonit janë mjaftë të vogla nëse i shohim si njësi individuale, kanë nevojë për fonde për të zbatuar caqet e BE-së për 2030-50, komuniteti i energjisë insiston me pas treg të ripërtërishëm dhe si rajon te futet ne treg evropian energjetik si njësi e vetme si çdo strukturë e termocentral ekzistuese janë të vjetra në rajon kanë nevojë me u zëvendësuar dhe ka reduktim të kushteve dhe do të kontribuojnë për energji të ripërtërishme”.
Ajo tha se sipas projektit për sistemet energjetike 2030 synohet që të ketë energji të pastër që kontribuon në ruajtjen e ambientit dhe në rritjen e investimeve, raporton EO.
“Duhet të përgjysmohet numri i termocentraleve për 10 vitet e ardhshme dhe njësitet për rajon të jenë për fleksibilitet dhe njësit e mbetura të shfrytëzohen për të përmbushur kërkesën kur nuk ka energji të erës dhe solare, kjo nuk është vetëm për të mbrojtur mjedisin por edhe rritjen e investimeve në Evropë sepse do jetë gjithmonë me shtrenjtë thëngjilli dhe nuk mund të arrijmë margjinat e tregut”.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...































