Ekonomi

Lluka tregon se cilat do të jenë hapat që do t’i merr Qeveria për Telekomin

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 14 May 2019

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar në Kuvend se Qeveria do t’i marrë dy hapa të rëndësishëm të cilët do ta përcaktojnë të ardhmen e Telekomit.

Lluka ka thënë se do të bëhet një ekspertizë nga katër kompanitë financiare kryesore në botë për ta vlerësuar dëmin e kontratës mes Telekomit dhe Z-Mobile, shkruan Gazeta inFokus

“Duhet të bëhet një ekspertizë që është në nënkontraktim e sipër nga katër kompanitë financiare kryesore në botë, që do të bëhet një matricë financiare për ta vlerësuar dëmin apo mos dëmin që kontrata shkakton tek Telekomi. E dyta një mendim ligjor që nuk kanë të bëjnë as me Telekomin as me Qeverinë, të cilët do të japin përfundimisht një opinion ligjor në lidhje me marrëveshjen mes Telekomit dhe Z-Mobile. Këto dy dokumente kryesore do të vendosin të ardhmen mes Telekomit dhe Z-Mobile. Çdo ndërhyrje politike e drejtpërdrejtë e rrezikon një arbitrazh të dytë të mundshëm, ku ne jemi të pambrojtur”, ka theksuar Lluka.

-Advertisement-

Qëndrimi i Qeverisë, ministri ka thënë se është që të bëhet rikonstruktimi i Telekomit, rritja e vlerës së tij dhe në fund privatizimi. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy