Lajme

Lladrovci për Thaçin: Heroi i luftës dhe paqes tregoi historinë e një shekulli të Kosovës që u kurorëzua me çlirim nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 04 April 2023

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas fjalimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, ka vlerësuar lartë deklaratën e tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sot në seancë Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ka thënë se UÇK-ja ka mbrojtur vendin e vet.

-Advertisement-

Lidhur me deklaratën e Thaci ka reaguar Lladrovci i cili ka thënë se për pesë minuta Thaçi si hero i luftës dhe i paqes e ka treguar historinë e një shekulli të Kosovës.

“Heroi i luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës që u kurorëzua me çlirim nga Serbia. Përgjithmonë krenar me UÇK-në, përgjithmonë krenar me bijat e bijtë më të mirë të kombit që u rreshtuan krah frymës çlirimtare, frymës së rilindur skenderbejane”, ka shkruar Lladrovci.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera