Lajme

Lladrovci: Faktorizimi i bandave, do ndalur me hapa të mençur politik

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 11 December 2022

Me rastin e situatës së krijuar në veri, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Busulla jonë, ka qenë dhe është atë që na dha Amerika. Përtej kësaj, busulle, ne ende nuk kemi zbulim që e zëvendëson atë. As Lajçaku, as Borreli, as BE-ja, nuk e zëvendëson atë”.

Lladrovci tërheq vërejtjen duke përmendur Ujmanin, me ç’rast tha se kujdesi ndaj kësaj pjese të veriut duhet shtuar.

“Bandat kriminale, duhet ndalur. KFOR-i do pak kohë sa t’i heq barrikadat, por, kujdesi ndaj Ujmanit, do shtuar. Ujmani do mbikëqyrur sepse, përtej 8 orëve, nuk e përballon KEK-u mungesën e ujit për ftohje”.

-Advertisement-

Postimi i Lladrovcit:

Pa veriun e vet, Kosova nuk do të ishte shtet, as Republikë. Situata nuk ka qenë sikur kemi dëshiruar ne, as faktori ndërkombëtar, megjithëse u bënë disa hapa pozitiv, por jo përfundimtar. Veriu tash ka filluar të vlojë. A ka mundur të evitohet me hapa politik e institucional më të mençur – po. Po e madhe.

Busulla jonë, ka qenë dhe është atë që na dha Amerika. Përtej kësaj, busulle, ne ende nuk kemi zbulim që e zëvendëson atë. As Lajçaku, as Borreli, as BE-ja, nuk e zëvendëson atë. Kjo busullë, nuk duhet keqpërdorur, as për politikë as për qëllime të politikës ditore.

Bandat kriminale, duhet ndalur. KFOR-i do pak kohë sa t’i heq barrikadat, por, kujdesi ndaj Ujmanit, do shtuar. Ujmani do mbikëqyrur sepse, përtej 8 orëve, nuk e përballon KEK-u mungesën e ujit për ftohje. Faktorizimi i bandave, do ndalur me hapa të mençur politik.

Busulla jonë, tash për tash nuk ka alternativë, ndjek drejtimin që të jep!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera