Sport

Ljunberg i gëzohet fitores së parë

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 10 December 2019

Arsenali kthehet më në fund te fitorja në Premier League pas një ecurisie aspak pozitive prej 3 humbjesh e 4 barazimesh në 7 javët e fundit.

Shijon suksesin e parë në krye të “Topçinjve” edhe trajneri suedez, Fredrik Ljunberg, që drejtoi londinezët në triumfin me përmbysje 1-3 në fushën e West Hamit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të.

Në Stadiumin Olimpik të Londrës, në prani të thuajse 60 mijë spektatorëve, Arsenali zhvilloi një ndeshje me dy fytyra.

-Advertisement-

Pjesën e parë e mbylli në disavantazh të një goli, që mban firmën e Ogbonasë, në minutën e 39-të, por gjithçka ndryshoi brenda 9 minutave të çmendura në fraksionin e dytë (nga e 60-ta deri në të 69-ën), me Martinellin, Pepen dhe Aubameyang që përmmbysën shifrat në 1-3.

Një fitore shpresëdhënëse kjo për “Topçinjtë”, që shkojnë në kuotën e 22 pikëve, në vendin e 9-të, 7 pikë më pak se Chelsea, i fundit në zonën Champions.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera