Sport

Liverpooli shënon fitore te madhe nën regjinë e Mohamed Salah

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 31 January 2021

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te West Ham Unitedi, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ kanë triumfuar me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar në ‘Olympic Stadium’ në Londër, në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë.

Pjesa e parë e kësaj përballje ishte mjaftë e zbehtë dhe me pak raste shënimi, ndërsa në 45 minutat e dytë kampionët aktual të Anglisë arritën ti shënoi tri gola për tri pikë të medha që e mbajnë në garë për titull, kurse vendasit e realizuan golin e nderit.

-Advertisement-

Rezultatin e zhbllokoi Mohamed Salah në minutën e 57’, ku arriti të shënoi një gol fantastik brenda zonës së kundërshtarit.

Sulmuesi egjiptian ishte në formë dhe në minutën e 68’ e dyfishoi rezultatin (0-2), pas një asistimi fantastik nga Xherdan Shaqiri.

Kur po zhvillohej minuta e 83’, djelmoshat e Jurgen Kloppit e trefishuan epërsinë (0-3) me anë të Georginio Wijnaldum.

Skuadra e West Ham Unitedit arriti ta shënonte golin e nderit në minutën e 87’ me anë të Craig Dawson, i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli ka shkuar në kuotën e 40 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tretë me një pikë me pak se Unitedi që renditet i dyti dhe katër me pak se City që kryeson, kurse West Ham Unitedi mbetet i pesti me 35 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera