Sport

Liverpooli luan pas pak, ndërsa Xherdan Shaqiri po nxehet afër stufës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 29 January 2020

Liverpooli luan pas pak si mysafir i West Ham Unitedit, duelin e mbetur të javës së 18-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy taborët, ndërsa futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri nuk është i grumbulluar fare për këtë ndeshje për shkak të lëndimit.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit katër orë para fillimit të këtij takimi ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘instrgarm’, ku shihet duke u nxehë afër një stufës.

-Advertisement-

Ndryshe, Shaqa kohëve të fundit është bërë lajm mediatik, ku për shkak të minutazhës së vogël në Liverpool, ai po mëndon largimin nga ‘The Reds’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera