Sport

Liverpooli ia cakton çmimin Xherdan Shaqirit, kosovari gati për tu transferuar në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 29 March 2020

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri i ka ditët e numëruara në Liverpool, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas mediave në Angli, Liverpooli tashmë ia ka caktuar çmimin mesfushorit nga Zhegra e Gjilanit.

‘The Reds’ kërkojnë 30 milionë euro për të lenë të lirë Xherdan Shqirin që më parë ka luajtur edhe për Baselin, Bayern Munchenin, Interin dhe Stoke Cityn.

-Advertisement-

Shaqa pritet të transferohet në Spanjë, pasi skuadra e Sevillës është e interesuar për ti siguruar shërbimet e futbollistit kosovar.

Lëndimet e shumta kanë bërë që reprezentuesi zviceran të humb vendin në skuadrën e Jurgen Kloppit dhe tashmë largimi nga ‘Anfieldi’ është i pashmangshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera