Sport

Liverpooli e fiton derbin dhe ia shkakton Man Cityt humbjen e parë

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 16 October 2022

Pas dy barazimeve e një humbje, Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore në derbin e javës së 11-të, kundër Manchester Cityt – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield Road” përfundoi me rezultatin 1:0.

-Advertisement-

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Të Kuqtë” e shënoi Mohamed Salah, në minutën e 76-të.

Për “Qytetarët” ishte kjo humbja e parë këtë sezon.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 13 pikë dhe renditet i teti në tabelë, kurse Manchester City mbetet i dyti me 23 pikë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy