Auto&Tech

Lister Storm II, supermakina e re britanike

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 27 February 2018

Lister është një emër që nuk e dëgjonim prej kohësh, por muajt e fundit është kthyer në vëmendjen e publikut falë dy “krijesave” të reja: Thunder dhe Lightning.

Këto dy modele janë përpunime të veturave origjinale Jaguar, respektivisht F-Type dhe F-Pace.

Në fillim të viteve ’90, Lister u bë e famshme me një model në veçanti, Storm. Vetëm 4 ekzemplarë u prodhuan nga kjo makinë, ndërsa tashmë mësohet se ky model special mund të vijë i përmirësuar, nën emrin Storm II, transmeton tch.

-Advertisement-

Lawrence Whittaker, drejtori i Lister, ka njoftuar në Twitter se kjo makinë do të ketë një motor prej 1000 kuajshfuqi, që do e lejojë të arrijë një shpejtësi maksimale prej 400 km/h.

Që të nisë prodhimi, nevojiten kapitale dhe financues. Hapi i parë është hedhur, tani duhen pritur zhvillime të reja, në mënyrë që Storm II të mos mbetet vetëm në letër.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy