Lajme

Lista e plotë/ Këta janë kandidatët më të votuar nga LDK në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 21 February 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Lipjan është rënditur partia e dytë me 5 mijë e 780 vota, apo në përqindje 21,05%, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa kandidati i LDK’së më i votuar në këtë komunë është kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti.

Në listën të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus, shihet se Avdullah Hoti ka marrë 3356 vota.

-Advertisement-

Pas tij radhitet Shkelzen Hajdini me 3346 vota.

E treta më e votuar në komunën e Lipjanit është Vlora Limani-Hajnuni me  2706 vota.

Menjëherë pas saj, me  2229 vota është kadidatja Kaltrina Demiri.

Ndërsa i pesti në radhë është Lumir Abdixhiku me 2075 vota.

Kujtojmë se në nivel vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet parlamentare është renditur partia e tretë me  103.507 vota./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni listën e plotë:

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera