Lirim Kastrati flet për herë të parë për lidhjen e tij me modelen kroate, tregon sakrificat që bëri e dashura e tij
Autori: Gazeta inFokus
20:17 | 13 October 2021
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, ka folur për herë të parë për lidhjen e tij me modelen kroate, Angie Liciious, shkruan Gazeta inFokus.
Kastrati e ka pranuar që është në lidhje dashuri që afro dy vite me modelen kroate.
“Po jam në lidhje që afro dy vite dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht futbollisti i Legia Varshavës.
Me pas sulmuesi kosovar ka folur për sakrificën që ka bërë e dashura e tij për të.
“Normal që edhe ajo e ka vështirë, por ajo e ka ditë në fillim që unë e kam këtë profesion edhe e ka marrë vendimi që me qenë në lidhje me mu edhe është shumë e lumtur, kështu që edhe ajo bënë shumë sakrificë, e ka lenë familjen e vet dhe ka ardhë me mua në Varshavë dhe nuk është as për atë lehtë”, deklaroi Kastrati në një intervistë për ‘Duelin Sportiv’.
Për fund 22 vjeçari ka shtuar se që një vit e gjysmë bashkëjeton me të dashurën e tij.
“Na kemi një vit e gjysmë që kemi bashkëjetu edhe në Zagreb dhe tash jetojmë edhe në Varshavë, kështu që ajo i bënë disa sakrifica që nuk janë të lehta, por këtë e bënë për shkak të dashnisë që e ka edhe unë jam shumë i lumtur”, përfundoi Kastrati.
Lirim Kastrati ishte i ftuar në dy ndeshjet e fundit të Kosovës, por u paraqit vetëm ndaj Gjeorgjisë si zëvendësues./Gazeta inFokus/




T� tjera
-
Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici
Një grua ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dy...
-
Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interp...
-
Qeveria e Kosovës mblidhet sot
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është paraparë t...
-
Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas interpretimit të një kënge...
-
“Më pë*rdhunoi rreth 200 herë”, Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij
Rrëfime tronditëse të disa ish-modeleve kanë zbuluar përmasat e abuzimit seks...
-
Shqipëria në fund të rajonit, Kosova me rezultat më të mirë për të ardhurat e të varfërve
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varf...
-
“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas in...
-
NATO paralajmëron krizë karburanti në rast lufte, as rezervat civile nuk do të mjaftonin
Anëtarët evropianë të NATO-s mund të përballen me mungesë serioze të karburan...
-
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës
Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar gjatë hapjes së Forumit të Zgjeri...
-
Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës: BE-ja t’i japë shpjegime Kosovës
Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge...
-
Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje
Çmimet e larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe varësia nga importi ...
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...


































