Sport

Liridon Leci e quan Ismet Munishin kampion të facebook-ut (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 19 May 2020

Pas dy muajve pushim shkak i pandemisë botërore ‘Covid-19’, futbollistët e skuadrës së Dritës më në fund janë rikthyer në stërvitje të plota, shkruan Gazeta inFokus.

Kaltërebardhit kanë stërvitur në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci për ‘Sportin n’Fokus’ ka deklaruar se trajneri i Ballkanit, Ismet Munshi është kampion i facebook-ut.

-Advertisement-

“Ismeti është kampion në ‘facebook’, është në vend të parë, janë me meritë, kanë ekip të mirë, por janë edhe 33 pikë, janë 11 ndeshje dhe duke ditë që kjo fazë është shumë e vështirë, d.m.th faza e tretë në Kosovë gjithmonë ka qenë e vështirë. Ka shumë ndeshje, në do ti marrim ndeshje një nga një, në kemi ekip shumë të mirë dhe jemi pretendentët kryesor për titull dhe të shohim në fund se kush do ta fitoj”, deklaroi Leci.

Që nga dita e djeshme me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, klubet kosovare janë rikthyer në stërvitje në gurp, ndërsa FFK ka caktuar datën 7 qershor si datë që do të rifilloj kampionati./Gazeta inFokus/

Më poshtë keni videon e plotë të stërvitjeve të Dritës të realizuar nga ‘Sporti n’Fokus’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera