Lajme

“Liria ka Emër” me aksion para EULEX-it për ish-kreret e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 08 September 2026

Aktivistë të organizatës “Liria ka Emër” kanë zhvilluar të martën një aksion simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjatë aksionit, aktivistët kanë vendosur një pankartë të madhe me fotografitë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Në pankartë është vendosur mbishkrimi: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”.

-Advertisement-

Përmes këtij aksioni, aktivistët kanë kërkuar që katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të shpallen të pafajshëm.

Ata kanë thënë se Kosova nuk do të heshtë përballë padrejtësive që u janë bërë ish-krerëve të UÇK-së.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy