Sport

Lionel Messi hyn në histori, theu rekordin e Pele

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 27 September 2021

Lionel Messi po vazhdon të bëjë histori në futboll duke thyer një rekord.

Futbollisti argjentinas theu rekordin e Pele si golashënuesi më i mirë në Amerikën Latine.

Pelen e ka gëzuar ky fakt dhe publikisht e ka uruar Messin për këtë arritje të madhe.

-Advertisement-

“Përshëndetje @leomessi, më fal nëse jam vonë. Sidoqoftë, nuk doja të humbisja rastin për t’ju përgëzuar për një rekord tjetër të thyer në fillim të këtij muaji. Talenti juaj me topin është i mahnitshëm! Shpresoj që të arrini edhe më shumë, përkrah miqve të mi Neymar dhe Mbappe” ,- shkroi Pele.

Kujtojmë se legjenda e futbollit po kalon një periudhë jo të mirë shëndetësore. Ai doli nga spitali më 15 Shtator pasi ishte spitalizuar për gjashtë ditë me një gjendje shëndetësore (që nuk është bërë e ditur), por që nuk ishte serioz.

Tumori i zorrës së trashë i sulmuesit të Santos u gjet kur ai shkoi në spital për ekzaminime rutinë në fund të gushtit. Kirurgjia e tij u zhvillua më 4 shtator dhe ai pritej të linte kujdesin intensiv javën e kaluar.Por, ai konfirmoi tani se do të vazhdojë trajtimin e tij deri në rikuperim të plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera