Lajme

Limaj: Specialja e ftesat e saj janë të padrejta por do të përballemi me to

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 19 July 2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës Fatmir Limaj ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

Limaj në profilin e tijë në Facebook ka shkruar se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale e Ramush Haradinajt është e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë.

Postimi i plotë i Limajt:

-Advertisement-

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës! Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfidë dhe drejtësia do të ngadhënjejë edhe në këtë rast! FL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera