Lajme

Limaj pret lirimin e katërshes së UÇK-së: Përndryshe beteja s’ndalet!

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 12 September 2026

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj i është bashkëngjitur “Marshit për Liri” i cili po organizohet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lima tha se njerëzit e ka kuptuar se vendimi i së mërkurës në Hagë prek të kaluarën dhe të ardhmen e popullit të Kosovës.

Ai tha se populli me këtë mobilizim po tregon se është krenar me UÇK-në dhe luftën çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

“Jemi me ndjenja të përziera, është një moment shumë i rëndësishëm. Kjo prezencë e njerëzve dhe mobilizim flet shumë, përfundimisht njerëzit e kanë kuptuar që vendimi i të mërkurës ka të bëjë me të gjithë ne, për të kaluarën tonë, për të ardhmen tonë. Nuk është çështje individuale, fizike është më tepër se kaq dhe më vjen mirë që anë e mbanë shqiptarët e kanë kuptuar me dinjitet dhe krenari sot vijnë në mbështetje të asaj që përfaqësojnë, duke u ndier krenarë për UÇK-në dhe për ata të cilët atje po e mbrojnë luftën tonë çlirimtare”, tha Limaj, për Klan Kosova.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy