Limaj kujton bashkëluftëtarin e tij Sadik Shalën
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 19 July 2017
Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kujtuar komandantin e brigadës 121, i dëshmorit Sadik Shala në 19 vjetori i rënies së tij.
Sipas Limajt, Shala ishte krahu i tij i djathtë që kur i’u bashkua UÇK-së në vitin 96’, gjithashtu shtëpia e tij dhe e familjes së tij ishte baza kryesore e UÇK-së, nga aty për herë të parë u deklarua zëdhënësi i UÇK-së, transmeton Infokusi.com
Postimin e plotë të Limajt bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“Sot është 19 vjetori i rënies heroike të themeluesit dhe komandantit të parë të logjistikës së brigadës 121, i dëshmorit Sadik Shala, i cili ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njesive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime.
Sadiku ishte krahu im i djatht që kur i’u bashkuam UÇK-së në vitin 96’. Ai vuri çdo gjë në shërbim të lirisë. Shtëpia e tij dhe e familjes së tij ishte baza kryesore e UÇK-së, nga aty për herë të parë u deklarua zëdhënësi i UÇK-së.
Sadiku personalisht, dhe gjithë familja e tij dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare, e gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri, e bashkë me të atë ditë ranë heroikisht edhe profesori Hamdiu, Habibi, Afrimi dhe Limani.
Lavdi veprës suaj bashkëluftëtarët e mi, gjaku juaj u bë themel i lirisë së atdheut tonë.
Lavdi dëshmorëve të kombit, kur do e ku do që kanë rënë për atdhe! FL”/INFOKUSI
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...