Ligji për Arsimin e Lartë vendos standardet për emërime akademike

Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 05 April 2023
Me Ligjin për Arsimin e Lartë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, përcaktohen kriteret e qarta për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe bëhet verifikimi i titujve akademikë. Ministria e Arsimit bëri të ditur se duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë profesorët e rregullt, ata të asocuar dhe profesorët asistentë, të emëruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, fillimisht duhet t’i plotësojnë kushtet për fitimin e titullit akademik përkatës të përcaktuar me nenin 28 të këtij ligji.
Disa nga çështjet kryesore që do t’i rregullojë Ligji për Arsimin e lartë, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës, janë: vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik, standardet dhe kriteret minimale për emërime akademike, si dhe kriteret e qarta për themelimin e institucioneve publike të arsimit të lartë. Këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Edona Kutleshi-Maliqaj, bëri të ditur për Radio Kosovën se duke filluar nga data 1 janar 2026, të gjithë profesorët e rregullt, profesorët e asocuar dhe profesorët asistentë, të emëruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që kanë marrëdhënie pune me njërin nga institucionet publike të arsimit të lartë, fillimisht duhet t’i plotësojnë kushtet për fitimin e titullit akademik përkatës të përcaktuar me nenin 28 të këtij ligji.
“Nga ky obligim përjashtohen profesorët e rregullt të lindur para datës 1 janar 1966. Profesorët që nuk i plotësojnë kushtet nga paragrafi 3 i këtij neni, do të emërohen me titullin akademik përkatësisht në vendin e punës për të cilin i plotësojnë kushtet në pajtim me dispozitat e legjislacionit të punës dhe nevojat e institucionit. Procedurat dhe afatet për verifikimin e plotësimit të kushteve nga paragrafi 3 i këtij neni, rregullohen me akt nënligjor të veçantë. Ndërkaq, verifikimi duhet të përfundojë deri më 30 qershor 2027, ndërsa ky afat mund të vazhdohet për gjashtë muaj me vendim të ministrit”, tha Kutleshi-Maliqaj.
Verifikimi i titujve akademikë para hyrjes në fuqi të këtij ligji, është përcaktuar me dispozitat kalimtare të këtij ligji. Ndërsa, lidhur me financimin e institucioneve publike të arsimit të lartë, Kutleshi tha se do të rregullohet me udhëzimin administrativ për financimin e universiteteve publike, bazuar në performancë.
“Ky udhëzim administrativ, aktualisht është në proces të draftimit dhe pritet të përfundojë këtë vit. Paraprakisht është bërë udhërrëfyes për financimin e bazuar në performacë të institucioneve publike të arsimit të lartë, i cili është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet MASHT-it dhe Ministrisë Federale Austriake të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit”, shtoi ajo.
Ndërkohë, Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”, shpreson që ky ligj të miratohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës.
“Ligji për Arsimin e Lartë, është mirë që është proceduar tutje për në Kuvend dhe shpresojmë shumë që i njëjti të gjejë aprovimin. Rikujtojmë që ky ligj ka disa dekada tashmë që ri-shikohet, përditësohet dhe procedohet për miratim, mirëpo asnjëherë nuk ka gjetur miratim në Kuvend”, tha Qehaja.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria miratoi Projektligjin për arsimin e lartë, ku ndër të tjera përcakton edhe detyrat e strukturave qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë në vend.

Të tjera
-
Rrah* ja brenda QKUK-së, mjeku kujdestar: Ka shkuar “lu*ftë”, kemi qenë të rrezikuar
Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në ...
-
Rama me premtime të mëdha: Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro
Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. ...
-
Trainkos reagon pas lëndimit të pasagjerës nga goditja e trenit me gur: Ndaloni vandalizmin
Kompsni hekurudhore Trainkos, ka reaguar pas inicidetit ku një pasagjere në t...
-
Paditet ZRRE-ja për mospërfshirjen e katër komunave veriore në tarifat e reja
Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtren...
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...
-
Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë- Pejë
Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhu...
-
Istog: Babë e bir rrihen mes vete
Janë arrestuar dy persona në Istog- babë e bir. Ata dyshohet se janë përle...
-
Gruaja raporton burrin dhe vjehrrën në Polici, thotë se po i ushtrojnë dhu*në psikike
Raportohet se burri dhe vjehrra i kanë ushtruar dhunë psikike gruas. Ata j...
-
Gjakovë: Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni policor
Policia ka arritur ta arrestojë sërish një person të dyshuar, i cili ishte ar...