Ligji i Pagave: po paralajmërohen protesta
Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 05 December 2022
Ligji i Pagave i cili pritet të hidhet në votim në ditët dhe javët në vijim, ka nxitur reagimet e shoqatave të ndryshme dhe organizatave, të cilat preken direkt nga ky Ligj.
Ata madje kanë paralajmëruar veprime sindikale, duke përshirë edhe protestat nëse ky Ligj miratohet pa ndryshimet të cilat po i kërkojnë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka paralajmëruar protesta në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nëse do të dalë për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale.
Kështu bëri të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, i cili reagoi ndaj deklarimeve të ministrit Hekuran Murati lidhur me çështjen e listave të veteranëve.
“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht”, ka shkruar Klinaku në një reagim në Facebook.
Ai ka thënë se është mirë që diskutohet buxheti me qytetarë, por sipas tij, edhe më e mirë do të ishte që të mos bllokoheshin nga Qeveria projektet e komunave të Kosovës.
E përveç OVL e UÇK-së, reagim ka pasur edhe nga Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON).
SINKON ka konsideruar se përfshirja e tyre në Ligjin e Pagave në sektorin publik cenon autonominë e Agjencionit të Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës në zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat Republika e Kosovës është obliguar se do t’i zbatojë sipas Nenit 145 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Kontrollorët e trafikut ajror thonë se duke ofruar shërbime gjenerojnë të hyra financiare dhe pretendojnë se nuk janë barrë financiare për buxhetin e Kosovës pasi janë pak në numër.
Ata tutje thonë se mirëpresin çdo ligj që rregullon çështjet e pagave dhe mirëqenies sociale në Kosovë, por sipas tyre Projektligji për pagat do të përkeqësojë situatën.
“Kërkesa jonë për të mos u përfshirë në ligjin e pagave ka të bëjë me faktin se profesioni i kontrollit të trafikut ajror është i veçantë, nuk përkon dhe nuk përshtatet me asnjë nga profesionet e tjera, kërkon një trajtim të veçantë siç e gëzon në rajon dhe në vendet evropiane. Apelojmë tek institucionet tona që të gjejnë një zgjidhje, mos na përfshini në ligjin e pagave, kjo mund të bëhet duke përdorur praktikat evropiane, pasi që vetë Kosova është e përkushtuar të zbatojë/transpozojë ligjet dhe rregulloret evropiane. Ne nuk jemi 10 mijë, 5 mijë apo 100 kontrollorë të trafikut ajror, jemi vetëm 32”.
Sindikata thotë se udhëtarëve dhe kompanive ajrore, u kërkojnë ndjesë për situatat që mund të krijohen në të ardhmen e afërt, duke vendosur për masat sindikale që mund të merren, nëse shqetësimet dhe kërkesat e tyre nuk përfillen.
Projektligji për paga ka marrë miratimin e Qeverisë, javën e kaluar ndërsa pritet të shqyrtohet nga Kuvendi dhe pas miratimit publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Para shqyrtimit të parë të projektligjit në seancë plenare, Komisioni përgjegjës-raportues, i ngarkuar nga Kryetari i Kuvendit, e shqyrton projektligjin në parim. Komisioni i paraqet Kuvendit raport me rekomandime për miratim ose për mosmiratim të projektligjit.
Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit në seancë plenare nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë nga dita e shpërndarjes së tij.
Mes dy leximeve në Kuvend, projektligji mund të pësoj ndryshime. Projektligji i Pagave në Sektorin Publik nuk u miratua në Kuvend gjatë muajit mars.
Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.
Të tjera
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...