Sport

Liga e Kombeve: UEFA bën këto ndryshime së fundi për edicionin e ri

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 03 December 2019

Federata evropiane e futbollit ka vendosur që nga edicioni i ardhshëm të bëj ndryshime të mëdha në sistemin garues të Ligës së Kombeve.

Edicioni 2020-21 do të filloj në shtator të vitit të ardhshëm. Kosova pasi vjet e fitoi Ligën D, në stinorin e ri do të bëj gara në Ligën C, shkruan Indeksonline.

Por me ndryshimet që UEFA planifikon të bëj, edhe Azerbajxhani që ishte në grupin tonë e mbeti në vendin e dytë, pritet të ngjitet në Ligën C.

-Advertisement-

Liga A e përbërë nga 12 shtete do të rritet në 16, Liga B poashtu do të ketë 16 shtete.

Liga C nga 15, vitin tjetër do të shtohet në 16 ekipe.Ndërsa Liga D nga 16 shtete do të zvogëlohet në 7.Pse përfiton Kosova në këtë rast?Ngase Liga C do të ketë punë me kombëtarët më të dobëta të kësaj ligë, poashtu edhe me shtetet nga Liga D që përfitojnë ngritje nga ndryshimi i sistemit të garave.UEFA ka vendosur që stinori 2020/21 i Ligës së Kombeve të shërbej edhe si mundësi e dytë për pak shtete që të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në Katar.

Gjithë këto ndryshime pritet të zyrtarizohen të mërkurën në mbledhjen e ardhshme që do ta mbajë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera