Liburn Aliu: Kemi mbi 352 mijë ndërtime pa leje
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 12 October 2022
Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas mbledhjes së qeverisë ka dalë në konferencë për media ku ka folur për ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.Në konferencë Aliu tha se në vendin tonë janë mbi 352 mijë objekte pa leje, duke theksuar se banimi kolektiv është kryesisht ilegal.
Në këtë paraqitje para mediave, ministri Aliu u bëri thirrje të gjithë pronarëve të aseteve të ndërtuara e të cilat i kanë të palegalizuara të aplikojnë për legalizim.“Ta shfrytëzojnë mundësinë me aplikimin për legalizim dhe trajtimin e tyre. Janë vetëm katër formularë që duhet të plotësohen dhe në rast se ka probleme të natyrës pronësore ato do të futen në listat e pritjes”, tha Aliu.
Ai tha se çmimi për legalizim është shumë i ulët.
“Prandaj ky ligj është një mundësi e mirë që të gjitha këto ndërtime të legalizohen, është një shansë e re, çmimi është i ulët 1 euro për 1m2 për ndërtimet individuale, kur falsim për ndërtimet kolektive është 2 euro për m2”, u shpreh ai.
Ai tha se vetëm komuna e Prishtinës i ka mbi 46 mijë ndërtime pa leje.
“Vendim i rëndësishëm sot në mbledhje ishte edhe votimi për plotësimin e projektligjit numër “06L024” për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ky është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm meqë lidhet me zhvillimin ekonomik në vend dhe në fushën e planifikimit hapësinor, lidhet me pronat e ndërtesave që posedohen sot në vend, të cilat janë ndërtu pa leje. Dua të përkujtoj që në regjistrimet e ndërtimeve pa leje në vendin tonë figurojnë rreth 352 mijë e 386 ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Vetëm komuna e Prishtinës i ka mbi 46 mijë ndërtime pa leje. Kjo nënkupton që nga stoku ekzistues i ndërtimeve, nënkupton që janë mbi ¾ e ndërtimeve pa leje. Jemi në përgatitje finale për draftimin e planit hapësinor të Kosovës të cilin kohë më parë e kemi kalu në Kuvendin e Kosovës. Duhet të përcillet trajtimi i ndërtimeve pa leje”, tha ai.
Ministri tha se numri numri i përgjithshëm i aplikimeve për legalizim ka qenë i vogël.
“Banimi kolektiv është banim kryesisht ilegal, edhe në rastet kur kemi ndërtesa që kanë marrë leje, ato ndërtesa nuk kanë arritë me bë banimin teknik për shkak se kanë bë tejkalime dhe rrjedhimisht të tilla konsiderohen si ndërtime pa leje. Banorët të cilët i kanë ble ato banesa, nuk kanë mundësi t’i regjistrojnë ato në kadastër sepse procesi i dokumentimit të një ndërtese nuk ka përfundu sepse ato nuk janë pranuar teknikisht dhe çka ndodh tash, investitori mund ta ketë marrë përfitimin e vetë, tash kemi mbërri në fazën që banori mund të dënohet sepse nuk mund ta regjistrojë pronën e tij në kadastër dhe nuk mund ta hipotekojë në bankë”, shtoi ai.
Të tjera
-
KCSF lanson fazën e dytë të Programit EJA Kosovë dhe ndanë Çmimin për Demokraci 2023
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka mbajtur sot ceremoninë e lan...
-
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Aktivistë dhe anëtarë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë filluar të shpërndaj...
-
Kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet Liburn Aliut i cili tha se VV-ja gaboi që mbështeti PVD-në në zgjedhjet në Luginë
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bas...
-
Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fusho...
-
Gjykimi për krïme lufte, dëshmitari: S’muj as me përshkru se çfarë tmerri ka ndodh atë ditë
Në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Shefqet B...
-
Në Rusi shënohet ditëlindja e Navalnyt pavarësisht paralajmërimeve zyrtare
Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kr...
-
Kurti: Mimoza Kusari s’është në VV, edhe po të ishte, VV ka komisione, kryetari s’është diktator
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur para gazetarëve, ku është p...
-
Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i ka...
-
Raportet me Osmanin, Kurti: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme
Kryeministri Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vj...
-
Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet
Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit...
-
Kurti për përgjimin ku është implikuar Kusari: Qytetarët e kanë të qartë pse Radojiçiq iku e dikur ishte në kryeministri
Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publ...
-
Sụlmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës, përplasen deputetet e pozitës dhe opozitës
Mes akuzave e përplasjeve mes deputetëve të pozitës, opozitës dhe anëtarëve t...