Lajme

Liberalizimi i vizave dhe aplikimi për BE, Kurti: Vuçiq po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 20 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi sot ambasadorët e shteteve anëtare në COREPER II miratuan tekstin për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, ai në këtë postim ka përmendur edhe dorëzimin e aplikimit e Kosovës si vend kandidat për Bashkim Evropian, ku tha se Qeveria e Serbisë dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mbetën të të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.

“Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Kurti i falënderoi të gjithë zyrtarët ndërkombëtar që mbështetën aplikim e Kosovës në BE.

“Javën që shkoi, dorëzova kërkesën zyrtare të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa sot, ambasadorët e shteteve anëtare në COREPER II miratuan tekstin konsensual për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën.
Procesi që filloi me dorëzimin e aplikimit zyrtar më 15 dhjetor në Pragë, në kuadër të Presidencës Çeke, do të vazhdojë me punën tonë dhe bashkëpunimin me partnerët e miqtë tanë. Një falenderim i veçantë për të gjithë zyrtarët shtetëror që ndihmuan në përgatitjen e këtij procesi dhe për zbatimin e reformave paraprake mbi të cilat e dëshmuam progresin tonë politik, ekonomik e juridik. I falenderoj të gjithë ata zyrtarë ndërkombëtar që reaguan në mbështetje të aplikimit tonë, dhe që po vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera