Sport

‘Lewandowski’ i Ballkanit vjen me një dedikim prekës pas golit që i’a shënoi Malishevës

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 25 November 2021

‘Ish-Lewandowski’ i Malishevës tash ‘Lewandowski’ i Ballkanit, Albion Rrahmani, e ka realizuar golin e parë me fanellën e skuadrës nga Suhareka në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Rrahmani ka shënuar pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Malishevës, të cilin Ballkani e mposhti me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë.

Sulmuesi nga Podujeva realizoi në minutën e 76’ të ndeshjes, kurse golin e dytë për ‘portokallinjtë’ e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 90+1’.

-Advertisement-

Golin e parë me fanellën e Ballkanit, Albion Rrahmani, i’a ka dedikuar gjyshit të tij, i cili ka ndërruar jetë 9 vite më parë.

“Kete gol ja dedikoj Gjyshit tim te ndjer qe sot para 9 vite nderroi jet Gjysh faleminderit per keshillat e tua te pandalshme, pom mungon shum Tedua”, ka shkruar Rrahmani në facebook.

Më poshtë keni postimin e plotë të futbollistit të Ballkanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera