Sport

Lewandowski ‘godet’ Bayernin, ka një kërkesë

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 09 September 2017

Robert Lewandowski kritikon Bayernin për mënyrën sesi ka lëvizur në merkato gjatë kësaj vere. James Rodriguez, Corentin Tolisso, Niklas Sule dhe Sebastian Rudy, ishin afrimet e baverezëve gjatë verës, por për Lewandowskin këta 4 emra nuk mjaftojnë.

Sulmuesi polak në një intervistë për mediat gjermane ka vënë në shenjëstër drejtuesit e Bayern-it, pasi sipas Levës ata nuk kanë bërë një punë të mirë në merkato. Kampionët e Gjermanisë luftojnë për të fituar në cdo kompeticion ku marrin pjesë dhe sipas 29-vjecarit që Bayerni të rivalizojë denjësisht me klube të tilla si Reali i Madridit, Barcelona apo Paris Saint Germain, duhet të blejë futbollistë të klasit Botëror në cdo merkato. ” Bayerni duhet të shpikë dicka dhe të bëjë të mundur transferimin në Alianz Arena të më shumë futbollistëve me famë Botërore, deklaroi Lewandowski.

Më tej sulmuesi shtoi; Bayerni deri më sot maksimumi ka shpenzuar dicka më shumë se 40 milionë Euro për një futbollist, shifër kjo që u afrohet shpenzimeve të klubeve mesatare, në merkato. Një thumb ky nga ana e Levës për drejtuesit e Bayern-it, por në të njëjtën kohë edhe një sinjal se nëse baverezët dështojnë në këtë sezon, përgjegjësia nuk do të jetë vetëm e futbollistëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera