Sport

Leverkusen tregon shpirt gare, fitore e madhe ndaj Stuttgart, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 07 February 2024

Leverkusen shkon në gjysmëfinale të DFB Cup, teksa fitoi 3-2 ndaj Stuttgart, në një sfidë spektakolare.

Në BayArena (Leverkusen), mysafirët realizuan të parët me Anton, duke shkuar kështu në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Në fillimin e pjesës së dytë, “aspirinat” barazuan shifrat me Andrich.

Stuttgart tregoi forcë karakterit duke “tundur rrjetën” në të 58-tën me Fuhrich. Të besuarit e Xabi Alonsos përmbysën ndeshjen me Adli dhe Tah.

-Advertisement-

Leverkusen është një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Kupës. Nëse Xhaka me shokë do ia dalin apo jo, këtë do e tregojë koha./BW

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy