Lëshohen në hapsirë satelitët e Navigimit BeiDou-3
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 19 September 2024
Satelitët, të 59-ët dhe të 60-ët në familjen e BeiDou, u lëshuan në orën 9:14 të mëngjesit sipas orës lokale. Ata u dërguan në orbitë me një raketë Marshim i Madh-3B, nga Qendra e Lëshimit Satelitor Xichang në Sichuan të Kinës jugperëndimore.
Dy satelitët e orbitës së mesme të Tokës (MEO) do të rrisin besueshmërinë e sistemit. Ato do të përmirësojnë shërbimet e pozicionimit, navigimit, kohës si edhe komunikimit me mesazhe të shkurtra për përdoruesit globalë, siç raportohet nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Përveç satelitëve rezervë, BDS-3 operon gjithsej edhe 30 satelitë në rrjet në orbitë, shumica e të cilëve janë në shërbim prej gjashtë vjetësh. Pjesa më e madhe janë projektuar për një jetëgjatësi 10 vjeçare, ndaj studiuesit po planifikojnë një përmirësim në vendosjen e satelitëve të rinj.
Do të hyjmë në dislokimin e BDS-4 me dy satelitët që shërbejnë si shtesat e fundit në BDS-3, tha për CMG Liu Yingchun, projektuesi kryesor i BDS-3. Ndaj, përveç operacioneve të rregullta, satelitët do të kryejnë gjithashtu verifikim teknik dhe eksplorim në yjësi, shtoi Liu.
Kina ka përcaktuar një strategji zhvillimi me tre hapa për sistemin e saj të navigimit BeiDou. Hapi i parë për të ofruar shërbime për përdoruesit vendas, i dyti për zgjerimin e shërbimeve në rajonin e Azi-Paqësorit dhe i treti për ofrimin e shërbimeve në nivel global.
Ndërtimet e BDS-1 dhe BDS-2 përfunduan përkatësisht në vitet 2000 dhe 2012. Pas përfundimit dhe vënies në shërbim të BDS-3 në korrik 2020, Kina u bë vendi i tretë që kishte një sistem satelitor global navigimi të pavarur.
Kina planifikon që deri në vitin 2025 të ndërtojë një sistem konstelacioni me orbitë të ulët, duke u mbështetur në BDS, në një përpjekje për të realizuar ndarjen globale të shërbimeve të pozicionimit në nivel centimetri. Ndërkohë, duhen adresuar problemet teknike që lidhen me sinjalet e navigimit dhe ndërhyrjet, për të realizuar navigimin në hapësirën nënujore, të brendshme dhe të thellë .
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën,
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëng...
-
Deliu shpreh ngushëllime me rastin e vdẹkjes së pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliut
Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushël...
-
Aksion i Inspektoratit dhe Policisë në Prevallë: Sekuestrohen ekskavatorë dhe kamion që degradonin mjedisin
Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim ...
-
Siguria në punë mbetet sfidë për punëtorët kosovarë
Pa rrethoja sigurie, pa litar të lidhur e të tjera, puna po vazhdon por jo si...
-
Vdẹs pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
Ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu ka vdekur pas një aksidenti tragjik. Kë...
-
Osmani takohet me Radevin, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim
Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homol...
-
Fjala e Buzhalës në New York: Fatkeqësia e Hashim Thaçit, mund të jetë fati i tij – ai quhet Jack Smith
Fjala e plotë e Berat Buzhalës në darkë me bizneset shqiptare në New York...
-
Javën e ardhshme reshje bore në viset malore
Java e ardhshme fillon me mot të ftohtë dhe të thatë. Nga mesi i javës, sipas...
-
Arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për fajde, personi i tretë ende në arrati
Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fa...
-
A paguajnë kosovarët më së paku për energji elektrike?
Në një postim më 4 nëntor, “Lëvizja Vetëvendosje” publikoi në Facebook një gr...
-
Biden dhe Trump takohen në Zyrën Ovale të mërkurën, thotë Shtëpia e Bardhë
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden do të presë të mërkurën presidentin e rizgjed...
-
Kica-Xhelili: Nuk kam pranuar kurrë të bëj kompromis me parimet e mia
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili k...