Sport

Leonardo zbulon merkaton e Milanit dhe jep vendimin për Gattuson

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 27 July 2018

Në shtëpinë e Milanit nis epoka e dytë e Leonardos. Pasi u emërua drejtor i ri i përgjithshëm i anës teknike dhe sportive të klubit kuqezi, braziliani doli përpara mediave duke bërë prezantimin e tij në këtë rol të ri shumë të rëndësishëm te Milani.

Leonardo uli dozat e entuziazmit që kanë përfshirë në ditët e fundit tifozët pasi kalimit të klubit në duart e fondit amerikan Elliott. Ish-trajneri i kuqezinjëve por edhe Interit theksoi se Milani duhet të respektojë rregullat e vendosura nga UEFA dhe se merkato do të jetë e kujdesshme dhe nuk do të afrohen emra të mëdhenj.   Fillimisht braziliani u ndal të fliste për merkaton ndërsa i hapi dyert e Milanit, legjendës Paolo Maldini.

“Duhet ti japim llogari UEFA-s për çdo veprim kështu që nuk do të bëjmë goditje të mëdha apo ndonjë çmenduri në merkato. Bonucci te Juve? Gjithçka do të varet nga dëshira e vetë futbollistit. Për Donnarummën dhe Reinan deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë. Janë dy portierë të cilët në kompletojnë në repartin e tërhequr. Maldini? Paolo është vetë historia e këtij klubi do të ishte diçka e bukur ta kishim sërish mes nesh”.

-Advertisement-

 

Ditët e fundit është folur shumë për një afrim të Contes te Milani për të zëvendësuar Gattuson, por Leonardo blindoi trajnerin aktual.

“Pikëpamja ime është në të njëjtën linjë me atë të pronarëve të klubit.Rino ishte i pari që u konfirmua nga Elliott dhe nuk është vendosur asnjëherë në diskutim. Dëgjoj që po flitet shumë për Conten dhe është normale pasi bëhet fjalë për një trajner të madh i cili është pa kontratë por nuk kemi biseduar për asnjë moment me Antonion. Gattuso është një person që i përket Milanit dhe është rritur shumë si trajner”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera