Sport

Leon Dajaku dhe Bayern Munichi ndajnë rrugët

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 16 January 2021

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku, është larguar nga Bayern Munichi, shkruan Gazeta inFokus.

Dajaku ka qenë pjesë e ekipit të dytë të ‘bavarezëve’, kurse me ekipin e parë nuk ka pasur shumë minuta.

19 vjeçari është huazuar tek Union Berlini, të paktën kështu ka raportuar gazeta gjermane, ‘Kicker’, e cila ka thënë se sulmuesi do të huazohet në Berlin për gjashtë muaj.

-Advertisement-

Kujtojmë që ofertat për shërbimet e Leon Dajakut nuk kanë munguar as nga klube të tjera evropiane, përfshirë këtu Milanin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera