Auto&Tech

Lenovo konfirmon baterinë me 3000 mAh për Moto Z2 Play

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 22 May 2017

Ne tashmë e dimë se pasuesi i Motorola Moto Z Play po vjen. Ka pasur gjithashtu raporte se pajisja do të paketojë një bateri më të vogël (3,000mAh) krahasuar me paraardhësin e saj (3,510mAh).

Tani, Lenovo ka konfirmuar se Moto Z2 Play me të vërtetë do të vijë me një bateri prej 3.000mAh. Konfirmimi erdhi në formën e një përgjigjeje për një pyetje të një përdoruesi në Tëitter.

Celulari tashmë është certifikuar nga TENAA në Kinë. Lista zbuloi se telefoni është mundësuar nga një SoC me CPU octa-core 2.2GHz, dhe ka një ekran të plotë 5.5 inç HD. RAM është 4GB, ndërsa memoria e brendshme është 64GB.

-Advertisement-

Pajisja përmban një kamerë kryesore 12MP dhe një kamerë para me 5MP. Lista e TENAA zbuloi gjithashtu një kapacitet baterie prej 2.820mAh, por tani e dimë se do të ketë një bateri prej 3.000mAh për të mbajtur dritat ndezur.

Moto Z2 Play pritet të bëhet zyrtar më 8 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera