Sport

Lëndohet edhe një lojtar tjetër i Milanit

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 19 November 2018

Milani është duke kaluar momente të vështira sa i përket lëndimeve të lojtarëve, pasi edhe Hakan Calhanoglu ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga stërvitje e Turqisë para kohe.

Turku ka ndjerë një dhimbje në kyçin e këmbës së tij, dhe e kishte të vështirë t’i mbathte edhe këpucët për shkak të dhimbjeve, raportojnë mediat turke, përcjellë Gazeta Express.

Lista e të lënduarve të lojtarëve të Milanit është rritur me lëndimin e fundit të marrë nga Calhanoglu.

-Advertisement-

Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Giacomo Bonaventura, Lucas Biglia, Mattia Caldara dhe së fundmi Calhanoglu janë të lënduarit e Gennaro Gattusos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera