Sport

Lëndimi i Alisson po del më i rëndë se sa u mendua fillimisht

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 20 February 2024

Liverpooli ka marrë një lajm të hidhur sa i përket datës së rikthimit të portierit Alisson Beckers.

Braziliani ka humbur dy ndeshjet e fundit në Ligën Premier kundër Burnleyt dhe Brentfordit të cilat The Reds i fituan me lehtësi.

Megjithatë mediat në Angli kanë raportuar se Alisson rrezikon të mbetet jashtë fushave deri në një muaj, që do të ishte një goditje e madhe për Liverpoolin.

-Advertisement-

“Jo, nuk e di se kur kthehet. Është një muskul i lënduar dhe nuk e dimë ende. Duhet të presim”.

“Si është situata ndoshta pas dy ditëve do të dimë më shumë”, tha Klopp kur u pyet për rikthimin e Alisson në portë.

Ajo që është e sigurt është se Alisson do t’i humbas edhe dy ndeshjet e radhës ndaj Luton që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Ligës Premier si dhe finalen e Kupvs EFL ndaj Chelseat të dielën.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy