Lajme

Lekaj drejtuar VV-së: Lëreni krenarinë anash dhe inatet politike

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 26 May 2022

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në seancën e sotme të kuvendit, ka kërkuar nga deputetët e pozitës që të përkrahin tërheqjen e 30 përqind nga Trusti pensional, shkruan Gazeta Infokus.

Në fjalën e tij, Lekaj ka thënë se qytetarët janë lodhur nga rritje e çmimeve dhe se po kërkojnë ndihmë nga shteti.

“Dje në komision për buxhet u diskutua për trust. Kjo është tema aktuale ku qytetarëve u duhet 30 për qind të Trustit. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke u premtuar qytetarëve jetë të dinjitetshme. Muajt e fundit po shohim se janë lodhur nga trendi i rritjes së çmimeve dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit. Lëreni krenarinë anash dhe inatet politike. E rëndësishme është që kjo ide iu ndihmon qytetarëve u kthehet shpresa. Më të mirën mund ta bëjmë nëse lejojmë atyre të tërheqin 30 për qind të mjeteve nga Trusti”, ka thënë deputeti i AAK-së.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot në Prishtinë është organizuar protestë me fillim nga ora 12:00 për tërheqjen e një përqindjeje nga Trusti pensional./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera