Sport

Leicester Ciy nuk ndalët, vazhdon ecurinë fantastike në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 08 December 2019

Leicester City tashmë nuk është befasi e këtij sezoni në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Brendan Rodgers nuk di të ndalet se fituari.

Ata sot kanë mposhtur në udhëtim Aston Villan me rezultat të lartë 4-1.

-Advertisement-

Golat për Leicesterin i shënuan Vardy 2x, Iheanacho dhe Evans, kurse golin e nderit për vendasit e realizoi Grealish.

Kjo ishte fitorja e 8 radhazi për Leicesterin që po kalon në formë brilante këtë sezon, duke u bërë konkurrenti kryesor i Liverpoolit në garën për titull.

Pas kësaj fitore Leicesteri mbetet i dyti me 38 pikë, 8 me pak se Liverpooli që kryeson, ndërsa 6 me shumë se Manchester City që mbetet i treti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera