Legjenda Fadil Vokrri nga sot e mot do të përjetësohet edhe në pullë postare

Autori: Gazeta inFokus
15:42 | 08 October 2018
Posta e Kosovës përkatësisht Filatelia e saj sot në një ceremoni ka bërë publike emetimin e pulës postare me portretin e legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri e ku ishin të pranishëm familjarët e Legjendës Vokrri, presidenti i FFK-së Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu e shumë zyrtarë të FFK-së, kryeshefi i PTK-së z. Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorë dhe mysafirë e media të shumta, shkruan Gazeta inFokus.
Në fjalën e tij të rastit presidenti i FFK-së Agim Ademi mes tjerash u shpreh: “ dua të falënderojë Postën e Kosovës, e cila me këtë pullë po e nderon dhe e kujton njeriun tonë dhe të mbarë Kosovës dhe më gjerë, njeriut që një jetë të tërë ia kushtoi futbollit të Kosovës dhe na la një trashëgimi të jashtëzakonshme duke na bërë pjesë të Evropës dhe botës. Sikur që gjatë jetës së tij legjenda Fadil Vokrri që shëtiti anë e mbanë botës, tash pas vdekjes do të shëtisë botën portreti i tij në dërgesat e Postës së Kosovës do të përshkojë sërish botën dhe me këtë do të lartësohet edhe më shumë figura e tij”.
Ndërkaq, kryeshefi i PTK-së z. Sejdi Hoxha duke e përshëndetur familjen Vokrri, FFK-në dhe të pranishmit dhe duke i falënderuar për pjesëmarrje ka thënë:” Ne jemi shumë krenar që sot po e promovojmë një pullë postare shumë të çmueshme që i kushtohet figurës të talenti më të njohur të futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Ndarja shumë e hershme e të madhit Fadil Vokrri në qershorin e këtij viti, na i theu zemrat e na pikëlloi të gjithëve.
Por veprat e tij do të mbesin gjumë të pashlyeshme tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Ne sot po shprehim respekt që po nderojmë figurën më të madhe shqiptare, por imazhi i kësaj pulle po nderon edhe ndërmarrjen tonë dhe po e rrisim vlerën e filatelisë së Kosovë. Fadil Vokri hyri në histori jo vetë për kontributin e tij në fushën e gjelbër branda dhe në arenën ndërkombëtare por edhe për kontributin që dha në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
Emri i legjendës Fadil Vokrri ashtu siç u përjetësua në stadiumin e Prishtinës nga sot e mot do të përjetësohet edhe në pullë postare, imazhi i tij i ngritur do të udhëtojë në tërë botën dhe do ta promovojë atdheun tonë Republikën e Kosovës. Krenaria dhe kujtimi për kampionin tonë nuk do të shuhen kurrë.” Ndërkaq në emër të Familjes së Fadil Vokrri, u falënderua djali i tij Gramoz Vokrri, i cili duke shpreh mirënjohjen për PTK-në, tha se kjo na nderon gjithë familjen por edhe më gjerë gjithë shqiptarët ku do që janë sepse babai ishte më shumë i tyre se sa i yni./Gazeta inFokus

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...