Sport

LeBron shënon 57 pikë, trajneri kundërshtar: Më i miri në botë!

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 04 November 2017

“Sapo pamë një nga lojtarët më të mirë të historisë së basketbollit”.

Kështu deklaroi Scott Brooks, trajneri i Washington Wizards, skuadër që u mund nga Cleveland Cavaliers dhe 57 pikët e LeBron James.

Ylli i NBA shkatërroi Washingtonin, që pagoi inatin e 4 humbjeve radhazi të Clevelandit. LeBron “abuzoi” me John Wall, Bradley Beal, Otto Porter, Kelly Oubre… Nuk i interesonte se kë i vinin përballë. James luajti si të ishte një ndeshje “playoff”-i dhe shënoi një pikë kthese për sezonin e Cavaliers.

-Advertisement-

130-122 ishte rezultati i ndeshjes, ku përveç 57 pikëve, LeBron James dha 7 asist dhe kapi 11 topa në tabelë.

Në ndeshjet e tjera të NBA u shënuan këto rezultate:

Philadelphia 76ers – Indiana Pacers 121-110
Orlando Magic – Chicago Bulls 83-105
Detroit Pistons – Milwaukee Bucks 105-96
Atlanta Hawks – Houston Rockets 104-119
New York Knicks – Phoenix Suns 120-107
San Antonio Spurs – Charlotte Hornets 108-101
Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 94-99
Utah Jazz – Toronto Raptors 100-109
Denver Nuggets – Miami Heat 95-94
Oklahoma City Thunder – Boston Celtics 94-101
Los Angeles Lakers – Brooklyn Nets 124-112.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera