Le Bron James vjen me një reagim të ashpër pas deklaratave të Ibrahimovicit
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 27 February 2021
LeBron James u është përgjigjur kritikave që Zlatan Ibrahimovici ia bëri atij për shkak të angazhimit politik me premtimin ai nuk do të heshtë asnjëherë e të driblojë.
Ylli i Los Angeles Lakers po ashtu theksoi se Ibrahimoviqi nuk ishte ndjerë njësoj kur vinte në pah padrejtësitë kur futbollisti përmendi termin racizëm në shtetin e tij Suedinë para tri vitesh.
Sulmuesi i Milanit e kritikoi Jamesin dhe sportistët e tjerë të enjten në një intervistë dhënë për “Discovery Plus”.
Ibrahimoviqi e vlerësoi si “gabim” që Jamesi dhe sportistët e tjerë përfshihen në kauza politike, duke nënvizuar se “ata duhet të bëjnë çfarë bëjnë më së miri, sepse nuk duken mirë”.
Jamesi iu kundërpërgjigj qëndrimit të Ibrahimoviqit pas fitores së Lakersit 102:93 kundër Portland Trail Blazersit.
“Nuk do ta mbyllë gojën asnjëherë për gjërat që janë gabim”, ka thënë James.
“I mësoj njerëzit e mi për barazi, padrejtësi shoqërore, racizëm, shtypjen e vazhdueshme të votuesve, gjëra që zhvillohen në komunitetin tonë. E di se çfarë po ndodh ende sepse e kam një grup prej 300 e më shumë fëmijëve që përballen me të njëjtën gjë, dhe ata kanë nevojë për një zë, e unë jam zëri i tyre. Do ta përdor platformën time për të hedhur dritë në atë se çfarë po ndodh në këtë shtet dhe në botë. Nuk ka asnjë mënyrë që unë të qëndrojë vetëm në sport, sepse e di se sa e fuqishme është platforma dhe zëri im”, nënvizoi Jamesi.
Jamesi e financon shkollën “Unë Premtoj” në vendlindjen e tij në Akron të Ohios.
Jamesi po ashtu ia kujtoi një deklaratë Ibrahimovicit, të bërë në vitin 2018. Ibrahimoviqi u lind në Suedi. Babanë e ka nga Bosnja ndërsa nënën nga Kroacia.
“Ai është një djalë që ka thënë në Suedi, se për shkak të mbiemrit që e ka e që nuk është tradicional suedez, e ka ndjerë se po fyhet në baza racore kur hynë në fushë”, përfundoi Jamesi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...