LDK: Thaçi përfshihet në fushatë, në Prizren koordinohet me Kryeziun e PDK-së
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 06 June 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është fotografuar në Prizren në shoqëri të Njazi Kryziut, zyrtarit të shkarkuar të komunës së Prizrenit, pas publikimit të “Dosjes Pronto” dhe një serie skandalesh të udhëheqjes së Komunës së Prizrenit prej Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por të shpërblyer prej pasuesit të Hashim Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veselit, me një pozitë këshilltari në kabinetin e tij të stërmadh si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Njazi Kryziu, për më tepër, është një prej drejtuesve të PDK-së në Prizren.
Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilës të martën i ka mbërritur kjo fotografi nga një qytetar i Prizrenit, të kulturës dhe traditës, shpreh shqetësimin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kundërshtim me mandatin e tij kushtetues, po vazhdon të përfshihet në fushatën parazgjedhore në Kosovë, në përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkëpartiakëve të tij të PDK-së.
LDK konsideron se nuk ka asnjë shpjegim objektiv që e arsyeton praninë e një Presidenti të shtetit nëpër aktivitete jozyrtare, në kohë fushate dhe me eksponentë të njohur të një subjekti politik. Sigurisht PDK-së.
Kabineti i Presidentit të Kosovës, për të martën, kur është zhvilluar “vizita” e Hashim Thaçit në Prizren, nuk ka njoftuar për asnjë aktivitet zyrtar të tij.
Siç duket, vërejtja publike që iu bë atij nga LDK dhe shoqëria civile e mediat, për denoncim në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që Thaçi të mos e vazhdojë fushatën e tij në mbështetje të PDK-së nëpër shkolla.
Por, ai tashmë, fshehtas, siç dinë të punojë ai dhe bashkëpartiakët e tij, po mundohet ta shpëtojë PDK-në dhe satelitët e saj nga humbja e zgjedhjeve.
LDK kërkon nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë që të ushtrojnë ndikimin e tyre, për të penguar Thaçin që të keqpërdor institucionin e Presidentit për interesa të ngushta politike, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Por, LDK dhe partnerët e saj të koalicionit, të mbështetur nga qytetarët e Kosovës, më 11 qershor do ta qesin në opozitë Koalicionin e Mesnatës.
Kurse Thaçit do t’i duhet të japë përgjegjësi për ndërhyrjet e tij të shumta në punë që nuk i takojnë një Presidenti të shtetit.
Të tjera
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...
-
Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Vendim historik që merret për herë të parë në 35 vite
“Vendim historik që merret për herë të parë në 35 vite”. Kështu e cilësoi ven...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Mërgimtarët që qëndruan në Kosovë për festat e fundivit tashmë kanë filluar t...
-
Kush janë 6 kandidatët në listën e PDK-së, të cilët e udhëhoqën kampanjen “Krenohu më Kosovën” kur Thaçi i fitoj Zgjedhjet për herë të parë?
Gjashtë kandidatët për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, K...
-
Bedri Hamza i fton qytetarët në hapjen e fushatës: Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëv...
-
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër, ka porosi edhe për dialogun
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një videoje ka uruar vitin e ri dhe vu...
-
Memli Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur entuzi...