Lajme

LDK mban konventën e partisë më 29 dhe 30 prill

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 22 April 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference ka njoftuar se do të mbajë konventën e partisë me 29 dhe 30 prill të këtij viti.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se të ftuar në këtë konventë do të jenë të gjithë anëtarët e strukturave të LDK-së.

“Është marrë vendim që të thireret konventa programore e LDK-së me datë 29 dhe 30 prill të këtij viti. Në këtë konventë programore më të madhen të organizuar LDK-ja do të ftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të LDK-së, do të jenë gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, deputetët, kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, 209 asamblistët e pushteteve lokale të LDK-së, anëtarët e forumit të rinisi, forumit të gruas, dhe gjitha strukturat tona në një punim dy ditor kur do të nisim organizimin e programit tonë politik vetëqeverisës për Kosovën”, tha ai.

-Advertisement-

Abdixhiku konfirmoi se pas kësaj Konvente do të nisin edhe konsultimet e brendshme dhe takimet me qytetarët e grupet e tjera të interesit.

“Pas konventës do të nisin konsultimet e brendshme me qytetarët në qytetet e Kosovës, me grupet e interesit për të marrë brengat, mendimet, pikëpamjet e tyre për çështje jetike për ta dhe do ta nisim procesin konsultativ me ekspertë të fushave gjithandej”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera