Lajme

LDK-ja tregon si është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 14 July 2020

Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka dhënë detaje LDK-ja.

Zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi ka thënë se gjendja e Mustafës është shumë e mirë.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin”, ka thënë ajo për FaktePlus.

-Advertisement-

Ndryshe, Mustafa kur njoftoi se ishte infektuar me koronavirus, tha se përveç një plogështie, nuk vërente diçka tjetër.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, kishte shkruar ai.

Deri tash të infektuar me koronavirus nga LDK-ja janë edhe Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Frashër Demaj. Nga AAK-ja janë Albena Reshitaj e Driton Selmanaj kurse nga PDK-ja Eliza Hoxha dhe Abelard Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera