Sport

Lazio do Kumbullën/ Verona i kërkon 15-20 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 21 November 2019

Marash Kumbulla po përjeton një sezon vërtet të jashtëzakonshëm duke tërhequr vëmendjen e klubeve më me emër në Serinë A siç është Lazio.

Skuadra romane që si drejtor Sportiv ka Igli Taren është vënë prej kohësh në ndjekje të mbrojtësit të talentuar të kombëtares shqiptare dhe do të tentojë blerjen e tij në muajt e vetës.

Sipas medias italiane, Verona kërkon të paktën 15-20 milionë Euro për mbrojtësin 19 vjecar shqiptar, por raportet me Lazion janë shumë të mira, gjë që e tregon edhe operacioni Caceres, kështu që arritja e një marrëveshjeje për transferimin e Kumbullës në kryeqytetin italian është mëse e mundur.

-Advertisement-

Nëse kjo lëvizje do të bëhet realitet, Kumbulla do të gjejë te Lazio një tjetër futbollist të kombëtares, Thomas Strakosha që është një titullar i padiskutueshëm te bardhekaltrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera