Sport

Laura Fazliu me super progres, tani renditet në vendin e 9 në ranglistën botërore

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 27 March 2023

Xhudistja kosovare Laura Fazliu, është për herë të parë në top 10-she të ranglistës botërore të xhudos.

Në ranglistën që u publikua këtë të hëne, Fazliu renditet në vendin e nëntë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja 22-vjeçare të shtunën arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

-Advertisement-

Medalje në këtë Grand Slam, mori edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që siguruan gjithashtu të argjendtën.

Ndryshe, Fazliu, para garës në Tbilisi të Gjeorgjisë, në ranglistën ishte e renditur në vendin e 11. /Klankosova.tv.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy