Auto&Tech

Land Rover Defender me motor V8 të GM

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 June 2017

Kompania nga Florida e cila merret me modifikimin e veturave, East Coast Defender, së fundmi është marrë me modifikimin e modelit të njohur Land Rover Defender dhe këtë projekt ajo e quan Project Viper.

Pavarësisht emrit Viper, ky projekt nuk ka lidhje me grupin FCA sepse ky Defender vjen me motorin 6.2-litër LS3 V8 të General Motorsit, transmeton Koha.net. Project Viper ofron mjaftueshëm fuqi për entuziastët (motori i përmendur V8 ka 430 kuajfuqi) dhe është shumë i përshtatshëm për të gjitha terrenet e mundshme, ndërsa çmimi i tij është 285 mijë dollarë.

East Coast Defender për këtë projekt ka zgjedhur marshin automatik me gjashtë shpejtësi, rrotat 20-inç me goma Mud Grappler, amortizatorët e modifikuar, dritat LED.

-Advertisement-

Gjithashtu, kjo kompani ka zgjedhur edhe disa elemente luksoze për interier, duke përfshirë sistemin infotainment me ekran të ndjeshëm në prekje, kondicionerin, kamerën e pasme, lëkurë Corbeau etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera