Lamtumira e një kampioni, Murray tërhiqet mes lotëve!
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 11 January 2019
Një tjetër yll shkëputet nga bota e tenisit. Andy Murray ka vendosur t’i thotë lamtumirë sportit që dashuronte më shumë. Britaniku organizoi një konferencë ku i përfshirë nga emocionet dhe lotët njoftoi se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga tenisi i luajtur.
31-vjeçari shpreson që fizikisht të jetë i aftë të zhvillojë edhe turneun e Ëimbledonit e më pas të largohet, por gjasat janë të shumta që djaloshi nga Glasgoë të mënjanojë përgjithmonë raketën tenisit menjëherë pas “grand slamit” të Australisë që nis prej pak ditësh.
“Dhimbjet që ndjej në kockat e legenit janë shumë të mëdha dhe të papërballueshme. Dua ta mbyll në wimbledon por nuk e di nëse do ja dal të luaj deri atëherë, ezkiston mundësia që të tërhiqem menjëherë pas “Australian Open”.
Vërtetë emocionuese edhe disa nga arsyet se pse Andy Murray vendosi të braktisë sportin e zemrës
“Po tërhiqem sepse dua të jem i aftë të kryej gjërat më normale pa ndjerë dhimbje, si psh të lidh këpucët, kam vërtetë shumë dhimbje dhe nuk jam në gjëndje të mirë, edhe ndërhyrja që kreva vitin e kaluar nuk më ka përmirësuar aspak, nuk dua të rrezikoj më shumë shëndetin tim.”
Problemet e skocezit nisën një vit më parë ku qëndroi për 6 muaj jashtë më pas u kthye në qershor, por në shtator vendosi sërish të mos luante për të vijuar terapitë. Andy Murray në karrierën e tij ka fituar tre turne “Grand Slam”, 2 herë Wimbledonin më 2013-ën dhe 2016-ën dhe një herë US Open në vitin 2012, teksa ka në muzeun personal edhe 2 medalje të arta olimpike të fituara në Londër dhe Rio de Janeiro. Më 2016 ai u bë britaniku i parë që renditej në majën e klasifikimit të shoqatës së tenistëve profesionist.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...