Lajme

Lajmi më i fundit për tërheqjen e 30% të Trustit, ja kur shqyrtohet në komision

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 19 May 2022

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale do të shqyrtohet të mërkurën (25 maj).

Tërheqja e parave nga Trusti është në rend të ditës, në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të mërkurën, e kryesuar nga Armend Muja.

-Advertisement-

Ndryshe, dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të sjellë në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. / GazetaBlic

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera