Sport

LAJMI I FUNDIT: Vedat Muriqi pas një viti mungesë nesër grumbullohet me kombëtaren e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 09 November 2020

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, do të jetë i gatshëm për tri ndeshjet e muajit nëntor të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi pas një viti mungesë për shkak të lëndimeve do të rikthehet për ta ndihmuar kombëtaren kosovare.

Gazeta inFokus nga burime brenda FFK-së mëson ekskluzivisht se Vedat Muriqi nesër në mëngjes do ti bashkohet ‘Dardanëve’ në bregdetin e Durrësit.

-Advertisement-

Bernard Challandes sonte ka mbajtur seancën e parë stërvitore në Durrës para ndeshjes miqësore me Shqipërinë që zhvillohet të mërkurën nga ora 16:00 në ‘Elbasan Arena’.

Kosova me 15 nëntor do të luaj si mysafire e Sllovenisë, ndërsa me 18 nëntor në ‘Fadil Vokrri’ e pret Moldavinë për ta përmbyllur sezonin e dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera