Sport

LAJMI I FUNDIT: Vdes kampioni i Kosovës në këtë sport

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 05 December 2021

Ka ndërruar jetë kampioni kosovar i aeronautikës, Hizdri Gubetini.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Aeronautike e Kosovës.

“Kampioni jonë Urtësia, instruktori, sportisti ma i dalluar aeronautikes…..e mbi të gjitha shokë Po ku na le, ku na ike kaq papritur, ku dy ditë para bëm njoftimin për arritjen tënde në renditjen botërore, majat e suksesit tënd. Ju njoftoj se papritur piloti jonë kampioni Hizdri Gubetini ka ndrruar jetë”, thuhet në njoftimin e Federatës.

-Advertisement-

Në anën tjetër, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka lajmëruar për ndarjen e Gubetinit nga jeta.

Këta të fundit i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes Gubetini.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të kampionit të aeronautikës, Hizdri Gubetini. Në kohën kur Hizdriu po rendiste sukseset në garat e paragllajdizmit në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar denjësisht aeronautikën dhe vendin tonë, ai na la përgjithmonë. Hizdriu ishte instruktor, sportist i dalluar, kontribues i sportit, inspirim për gjeneratat e reja dhe i afërt me të gjithë. Ndarja e tij nga jeta do të lë mangësi tek sportistët e rinj, për të cilët ishte frymëzim se si me punë dhe përkushtim arrihen sukseset”, thuhet në telegramin e KOK-ut.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera