Lajme

LAJMI I FUNDIT / Tre mërgimtarë kosovarë sulmohen në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 01 August 2022

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se janë sulmuar dy burra dhe një grua kosovarë të cilët po vinin për pushime në Kosovë, derisa ishin duke lëvizur me makinë drejt kufirit Serbi Kosovë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën në orën 17:20 derisa, sipas viktimave të dyshuarit ishin pjesë e barrikadimeve që u bënë dje në kufij, shkruan Gazeta Infokus.

Tre kosovarët pas sulmit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Leshak, Leposaviq 31.07.2022-17:20. Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Persona të panjohur rrahin tre kosovarë në Jarinjë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera