Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia jep detaje për therjen e personit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 24 February 2023

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, ku është therur një person, shkruan Gazet inFokus.

Rastin e ka konfirmuar për inFokusin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se tre të dyshuar po intervistohen në stacionin policor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera